Gjykata lë në burg grupin e drogës në Korçë, mes tyre “koka” e grupit dhe një subjekt i OFL

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 7 të arrestuarit për trafik droge në operacionin “Piramida”.

Seanca për masën e sigurisë është mbajtur ditën e djeshme, 6 shkurt, ku para trupit gjykues kanë dalë shtetasit Ahmetion Myslimi (transportues), Mariglen Arapi (transportues) , Mario Tanellari (organizatori), Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri (subjekt i OFL), Niko Janko, Mikail Mejdi.

Policia bën me dije se ky operacion është në vijim të dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”, më datë 08.11.2020 dhe 08.06.2020.

Policia pohon se ka prova ligjore që dokumentohet implikimi i 7 shtetasve të lartpërmendur në aktivitetin e paligjshëm që ushtronte ky grup i strukturuar kriminal.

LEXO EDHE

Goditet grupi i drogës në Korçë, 12 në pranga, mes tyre “koka” e grupit dhe një subjekt i OFL