Padia e Bashës ndaj Veliajt në GJKKO, Gjykata e Tiranës nuk pranon ta shqyrtojë

Gjykata e Tiranës ia ka kaluar për konpetencë gjykatës së posaçme shqyrtimin e padisë së kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryedemokrati kërkonte nga trupi gjykues dënimin e Kryebashkiakut për shpifje.

Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat kreu i selise blu i konsideron shpifje.

Sipas tyre bëhet fjlaë për deklaratat e bera nga Veliaj se: 1) Kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit;

2) Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit

3)Basha ka ndërtuar pa leje;

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Veliajt.