U bë për spital nga shokët pasi kishin konsumuar alkool, ndërron jetë 57-vjeçari/Emri

Ka ndërruar jetë paraditen e së dielës 57-vjeçari Pelivan Sinarrapaj nga Ballshi, i cili me datën 29 janar u plagos rëndë pasi u rrah nga 3 shokë të tij.

Pasi u dhunua ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, po 9 ditë më vonë nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç, u arrestuan për ngjarjen nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, ndërsa Zekaj ndodhet nën masën detyrim paraqitje, dhe dy të tjerët në “arrest shtëpie”.

Djali i viktimës, në një deklaratë për mediet ka thënë se babai i tij është vrarë pasi është goditur me shufra hekuri, dhe me njërin nga agresorët kishte pasur konflikte edhe të mëparshme.

Ai ka treguar se Sinarrapaj ndodhej në një lokal në Ballsh bashkë me disa miq, por në një moment ka qëndruar dhe me 3 personat që e kanë sulmuar.

Shkak për ngjarjen mësohet se ka qenë një konflikt banal.

LEXO EDHE
Plagosën rëndë 57 vjeçarin, policia zbardh ngjarjen dhe arreston tre autorët

Dhunuan 57-vjeçarin për motive të dobëta, arrest shtëpie e detyrim paraqitje për 3 të ndaluarit