Varka e ushtrisë "shpëtimtarët" e vetëm, Oboti 1 muaj nën ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2021, 21:00
Reshjet e shiut me intesitet të lartë sollën përmbytje në disa zona të vendit. Më problematike situata u paraqit në Shkodër ku ende uji vijon të jetë i pranishëm.
Nga fotot e siguruara nga gazetari, Isa Myzyraj shihet qartë gjendja e trishtueshme në të cilën fshati Obot ndodhet.
Prej 1 muaj nën ujë, lëvizja e banorëve nga një vend në tjetrin është e mundur vetëm përmes varkave.