“O të keqen nëna...” familjarët e Gentian Qarit vendosin kujën në vendin e atentatit në Vlorë

Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër atentat, ku mbeti i vdekur Gentian Qari 40 vjeç.

Ndaj tij dyshohet se është qëlluar me rreth 20 plumba breshëri me një armë zjarri tip automatik.
Sakaq në Ora News ka mbërritur një video, ku shihen familjarët e viktimës që mbërrijnë në shtëpinë e tij.

Nga ajo ç’ka dëgjohet ata i identifikohen policëve si i vëllai dhe e ëma e Qarit.

Policia sakaq ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që janë vendosur në ndjekje të autorëve.

Lexo edhe: Breshëri plumbash drejt 40 vjeçarit në Vlorë, dalin dyshimet e para