Kurbin/ Goditet me thikë 18-vjeçari, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Sanxhak në Kurbin rreth orës 18:00 ku një 18 vjeçar është qëlluar me thikë nga një person i cili është larguar nga vendngjarja .

Menjëherë shtetasi Klajdi Gjergji është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kërkimet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.