Rama kunja për programin e PD: Menu imagjinare,do mbetet si pjatat bosh që nuk shfaqen në asnjë tavolinë
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar planin e Partisë Demokratike për bujqësinë një menu me pjata imagjinare.
Gjatë një vizite në fshatin Nivicë të Tepelenës, ai u shpreh se ky program nuk do të shfaqet në asnjë tavolinë.
"Një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare dhe për ti bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh"
Madje, në një bisedim me qytetarët e Gjirokastrës i pyetur nëse do të ofrohet bonus qiraje për mjekët në rrethe, nuk ka kursyer batutat.
"Me siguri programi i Partisë Demokratike mund ta akomodojë këtë dhe mund të akomodojë edhe kërkesa të tjera për të pasur edhe bonus për masazh,dhe fizioterapist privat e pishina"
Kreu i qeverisë përmes ironisë u ndal edhe në një nga pikat në programin ekonomik të opozitës, siç është rritja e pensioneve.
'Sigurisht që Partia Demokratike mund i rrisë pensionet sa hap e mbyll sytë por nga analizat që mund ti bëhen kësaj formule ajo që të jepet për djathë është sapun"
Në lidhje me investimet në zonë, kryeministri deklaroi se grupi "Emmar" nga Dubai që do të investojë fillimisht në portin e Durrësit, synon që të nxisë edhe turizmin e fermave në Përmet.
"Sipas tyre Përmeti është një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë në dekadën e ardhshme"
Ai foli dhe për një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshme në objektet e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.
"Ne kemi bërë një marrëveshje me qeverinë e Turqisë në lidhje me vizitën e fundit për të investuar pikërisht në objektet kulturore''
Duke e cilësuar si legjenda e Rozafës, Rama njoftoi se këto ditë pritet të shpallet fituesi i garës për aeroportin e Vlorës.