"Na i kanë plotësuar të gjitha vijnë në prag fushatash" banorët e Vlorës ironizojnë Kryebashkiakun

"25 vite ne nuk jemi ankuar vijnë ata në prag fushatash na thonë ca halli keni ca kërkese keni shyqyr zotit na i kanë plotësuar të gjitha."

Ironia e këtij banori të lagjes “Hajro Çakërri” në Vlorë shkon për kryebashkiakët e deputetët që ka votuar në tre dekada demokraci dhe që i pret ti takojë sërish tashmë që ethet për zgjedhjet e 25 prillit nisur.

"Në kohë fushate vijnë siç kanë ikur 8  do ikin vitet derisa të vdesim fare." thotë një banor

Nga fushata në fushatë, thonë se njerëzit që zgjedhin me votë nuk kujtohen, jo vetëm për tu dhënë zgjidhje shqetësimeve, por as për ti dëgjuar.

"S'vjen fare këtej se jemi si lagje mënjanë ne s'jemi as në periferi." tha një banore

Gjendja e degraduar e rrugës “Donika Kastrioti” është shqetësimi për komunitetin.

"Rruga kështu ka qenë gjithmonë." thotë një banore

Kanalizimet dhe ndriçimi i munguar janë të tjera shërbime të munguara.

"Kanali është që në kohën e Enver Hoxhës."

Më të vjetrit, thonë se që prej kohës së regjimit komunist investimet e Bashkisë së Vlorës aty kanë qenë të pakta.

"E ka bërë ushtria në atë kohe tani asgjë s'është bërë." shprehen banorët

Mungesa e investimeve në infrastrukturë është shqetësim në disa lagje të qytetit të Vlorës, ku në katër vite prioritet ka qenë vetëm qendra.