25 prilli, Koka: Ora dhe Noto, pionerë sondazhesh. Opozita e bashkuar e rrëzon Edi Ramën

Sondazhe të shumta po i paraprijnë zgjedhjeve të 25 prillit, duke matur në njëfarë mënyrë "frymën" e votuesve.

Gazetari Bledian Koka thotë se Rtv Ora në bashkëpunim me Antonio Noton është pioner i sondazheve, por edhe sondazhet e tjera, sado të cënuara, e nxjerrin fituese opozitën e bashkuar në një listë.

Koka: Ora është pioner i një sondazhi fort të besueshëm që është ai i Antonio Notos. Ka një tendencë nga Rilindja për të bërë një inflacion sondazhesh që rrëzojnë njëri-tjetrin. Por e vërteta e madhe është se çdo sondazh sado i cënuar të jetë tregon se opozita e bashkuar në një listë rezulton se është fituese. Opozita e bashkuar është fituese, jo e bashkuar me dy lista tregon se mund të ketë probleme. Një opozitë e bashkuar e rrëzon Edi Ramën.

LSI dhe PD kanë prezantuar tashmë programet e tyre.

Koka: Kemi një parti që ka një program dhe kemi një parti në pushtet që shan programin e asaj që e prezanton. Program nuk ka patur në Rilindje. Këta herë ka një refren të shkatërrojnë LSI.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana