Iljazaj: Rama kryeministri më i pushtetshëm në këto 30 vite, s'mund të bëjë premtime pas 8 vitesh

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV ORA, Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike në UET u shpreh se Rama ndoshta ka qenë kryeministri më i pushtetshëm në këto 30 vite.

Iljazaj: Rama e ka të vështirë, sidomos pas 8 vitesh. Mazhoranca nuk ka alibi, prandaj nxjerr makinacione të tjera, duke krijuar jnë inxhinieri votash. Ky kryeministër ndoshta ka qenë kryeministri më i pushtetshëm në këto 30 vite.

Ka qenë vetëm në pushtet, 61 bashki i ka pasur, besimin ia dhanë shqiptarët, nuk ka çfarë kërkon më nga shqiptarët, timonin ia dhanë. Rama bën ndonjë premtim, por kjo është kohë bilancesh për një qeveri me dy mandate në pushtet, opozita duhet të bërë premtime tashmë.