Ju flet Moska: Pse hesht opozita për shndërrimin e SPAK në Prokurori model "Katica Janeva"
Nisja e hetimeve nga SPAK për përgjimet e Antimafias italiane pas publikimit në Rtv Ora ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: SPAK ka dhënë një njoftim se drejtuesi Arben Kraja në krye të një grupi prokurorësh ka shkuar për një vizitë pune në Romë për tu takuar me prokurorët Antimafia të Italisë në lidhje me një çështje që ka nisur SPAK për të dhënat që dalin nga përgjimet e organizatës kriminale Ndragheta ku përmenden dhe politikanë, pushtetarë shqiptarë.Njoftimi i SPAK për publikun është kryevepra e humorit, edhe sikur të kenë paguar skenaristë humori për ta shkruar atë njoftim vështirë se do të kishin arritur sukses më të madh. Këta thonë biseduan me kolegët italianë për përgjimet e Ndraghetas dhe pas publikimit të tyre kanë nisur një çështje penale. Nga njoftimi i SPAK më bën përshtypje se thotë kemi marrë dijeni nga disa artikuj në media. Unë e di që këta kanë një problem të madh me gjuhën shqipe. Fjala artikull është diçka e medias së shkruar.Të gjithë artikujt për përgjimet e Ndraghtas e kanë prejardhjen te publikimi ekskluzivisht i këtyre përgjimeve nga Rtv Ora. Është Rtv Ora që i publikoi këto përgjime. Kur merren të dhëna nga mediat këto të dhëna verbalizohen, shënohet nga kjo, nga kjo. Tani merret vesh qartë që SPAK nuk do që të pranojë se burimi i parë i këtyre të dhënave është Rtv Ora. Pse nuk do ta pranojë SPAK këtë të vërtetë? Nëse do të kishte qenë ndonjë Rtv tjetër i afërt me qeverinë, SPAK do ta pohonte se ka dhënë prova për këtë gjë, i ka përmendur kur ka dashur emrat e televizioneve. Në rastin e Rtv Ora nuk e përmend sepse i prishet llogaria SPAK që një Rtv i vënë në sekuestro nga SPAK na publikon përgjimet e prokurorisë Antimafia për Ndraghetën. Por ajo që më bën përshtypje është, pse është opozita për shndërrimin e SPAK në një prokurori model Katica Janeva.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.