SPAK nis hetimet, procedimi filloi një ditë pasi Rtv Ora publikoi përgjimet e Antimafias italiane
Pas publikimit në Ora News dhe më pas në media të tjera të përgjimeve të Antimafias italiane, ku mes të tjerash flitej edhe për lidhje dhe ndikim të organizatës mafioze kalabreze "Ndrangheta" edhe në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nis zyrtarisht hetimet.
Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK shprehet se më 25 janar ka nisur kryesisht procedimin penal.
Ndërkohë, kreu i SPAK Arben Kraja është takuar me zyrtarët e Antimafias italiane.
"Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive", njofton Prokuroria e Posaçme.
SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal.
Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,
Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive.
Pak ditë pas publikimit të përgjimeve, Nisma Thurje kallëzoi në SPAK kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, një prej personave që i del emri në bisedat e anëtarëve të "Ndranghetta"-s.
Nisma “Thurje” akuzon Veliajn për pastrim parash.
LEXO EDHE:
Thurje kallëzon Veliajn në SPAK, Shabani: Kemi sjellë dylbi për të parë ujkun
Përgjimet e Antimafias/ Ish europarlamentari kërkon të flas vetëm me Gratterin, hesht Gallo