Dy edukatore pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2021, 11:53
Kopshti numër 7 në qytetin e Vlorës është mbyllur paraditen e sotme si pasoje e rasteve pozitive me koronavirus.
Ky kopsht ka 11 persona staf dhe mes tyre 2 edukatore rezultuan pozitive.
Ndërsa dy sanitare të këtij kopshti janë karantinuar pasi janë në pritje të përgjigjes së tamponit.
Nuk dihet sa do zgjasë periudha e mbylljes së këtij kopshti pasi do të jetë në vijim të situatës.
Vlora vazhdon të mbetet një vatër e nxehte infeksioni dhe me raste ditore shumë të larta.