Në burg për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj, Arben Frroku kërkesë Gjykatës së Posaçme
I akuzuari për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, Arben Frroku i ka bërë një kërkesë Gjykatës së Posaçme.
Ai kërkon ti llogaritet edhe periudha e paraburgimit të bërë në Greqi kur u arrestua në vitin 2013.
Sipas asaj që raporton gazetarja Keti Banushi, kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.
Frroku u dënua nga ish Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim u konvertua me 18 vite burg në Holandeë.
Kujtojmë se shteti hollandez refuzoi kërkesën për ekstradimin e tij.
Ngjarja:
Arben Frroku akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj më 24 Shkurt 2013.
Më 29 Qershor 2015 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë duke dënuar me burgim të përjetshëm Frrokun.
Në Prill të të njëjtit vit, 5 gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda i dhanë pafajësi Arben Frrokut duke e cilësuar dëshminë e të mbrojturit të drejtësisë si të manipuluar.
Në Qershor të vitit 2015, dy ditë para vendimit të Apelit, Arben Frroku u arratis nëpërmjet Malit të Zi.
Ai fillimisht u ndalua nga policia malazeze në kufi me Kroacinë për arsye verifikimi dhe më pas është lënë i lirë.
Deri më 6 Mars të vitit 2016, Frroku qëndroi i fshehur në Holandë, vend në të cilin u arrestua me një pasaportë greke të falsifikuar me identitetin e Renato Tsepa.