25 Prilli, Basha e nis ditën me një mesazh

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e nis ditën me një mesazh të shkurtër duke u shprehur i bindur se më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb kryeministri Edi Rama.

“Në 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”

Mesazhi vjen një ditë pasi PD shpalosi një faqe tjetër të rëndësishme të programit të tij qeverisës pas 25 prillit, Programi për Arsimin, pas asaj për Ekonominë dhe Shëndetësinë.

Edhe në përfundim të shpalosjes së këtij program, Basha dje u shpreh me bindje se në 25 prill do të jenë të gjtihë të fituar, profesionistët në të gjitha fushat e jetës, rinia, por vetëm një humbës: Kryeministri Edi Rama.