Makinë nga Greqia për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në Fier, disa të shoqëruar
Makina luksoze "Range Rover" që u përdor për ekzekutimin me plumb në ballë të 42 vjeçarit Shkëlzen Kastrati, më 1 shkurt 2021 në Fier rezulton e është vjedhur disa muaj më pare në Greqi.
Hetimet kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen të cilat nxjerrin elementët e një krimi të mirëorganizuar, ndërsa kanë forcuar dyshimin se ekzekutorët ishin profesionistë të paguar.
Megjithëse automjeti ishte vjedhur, targat ishin të rregullta dhe kjo ngritur pikëpyetje për mënyrën sesi Range-Roveri ka hyrë në Shqipëri.
Hetimet për ngjarjen u shtrinë në Tiranë pasi policia ka sekuestruar në Kamëz, një makinë të dytë dyshohet se u përdor nga ekzekutorët për të ikur nga vendngjarja pas djegies së mjetin luksoz.
Pronari i makinës së dytë ka deklaruar se mjetin e ka shitur tek një tjetër person po në Kamëz, pa akt noterial. Pas kësaj deklarate, ai është lënë i lirë, ndërsa blerësi i mjetit është shpallur në kërkim policor.
Gjatë orëve të fundit në kuadër të hetimeve për vrasjen e 42 vjeçarit Kastrati janë shoqëruar 8 persona të dyshuar si të përfshirë ose me dijeni për atentatin.
Operacioni i policisë është shtrirë në Durrës, Tiranë, Fier e Vlorë. Në këtë fazë të hetimit, të gjithë të shoqëruarit po trajtohen si persona të dyshuar ose në dijeni për ngjarjen e 1 Shkurtit, ndërsa nuk konfirmohet nësë ndaj ndonjërit prej tyre të jenë ngritur akuza.
Hetimet për ngjarjen janë shtrirë në disa pista ku kryesorja është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të konflikteve të së shkuarës.
Grupi hetimor po verifikon konfliktet e 42 vjeçarit dhe familjarëve të Shkëlzen Kastratit ndërsa kjo pistë përforcohet edhe nga fakti se vëllai i viktimës, Kelmend Kastrati ka qenë objektiv i një atentati në vititn 2016, ku dyshohej se shkak ishte prishja e pazareve të drogës jashtë vendit.
Lexo edhe:
Atentati në Fier: Hasmëria pista kryesore e vrasjes, Kastrati u ekzekutua me dy plumba
Vrasja në Fier, vëllait të viktimës iu bë atentat në 2016-ën