Digjet makina e zyrtarit të Hipotekës në Vlorë

Makina e një punonjësi të Hipotekës së Vlorës u dogj në orët e para të mëngjesit në një ngjarje që dyshohet se ishte e qëllimshme.

Mjetit në pronësi të Ermal Hoxhës i vunë flakën rreth orës 03:30 të mëngjesit të së enjtes, 4 shkurt 2021, në lagjen "Kushtrimi", brenda oborrit të banesës.

Motra e zyrtarit të Hipotekës, e drejton gishtin e akuzës nga ish bashkëshorti me të cilin është në proces gjyqësor për kujdestarinë e djalit.
Dyshoj te ish-bashkëshorti, do djalin


Policia e Vlorës ende nuk e ka thënë fjalën e fundit ndërsa në njoftimin për media nuk ka përcaktuar as dyshimet e mundshme.

Djegia e makinave është kthyer në një fenomen shqetësues vitet e fundit, ndërsa në shumicën e rasteve është një mesazh kërcënues për pronarin e mjetit.

https://youtu.be/3vntqsF-3js

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Informacion paraprak

Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.