Oketa: Do preferoja të kishte përpjekje me ata që kanë kontribuar. Hyseni: Ne nuk jemi si PD që të larguarit i shpallim armiq
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Gazment Oketa u shpreh se objektivi duhet të jetë rrotacioni politik për opozitën dhe të kishte përpjekje për të afruar ata që kanë kontribuar.
Ndërsa deputeti i PS-së Alket Hyseni u shpreh se PS-ja nuk është si PD që i shpallim armiq.
Oketa: Përpjekjet duhet të ishin bërë për një koalicion më të gjerë. Objektivi duhet të jetë rrotacioni politik. Ne duhet të mësohemi të bëjmë negociata edhe me kushte. Do preferoja të kishte të tilla përpjekje me ata që kanë kontribuar, edhe mund të jenë bërë dhe ndoshta për mos arritje rezultatit nuk janë bërë publike.
Hyseni: Arta Dade edhe pse ka mendime të ndryshme është e nderuar. Nuk jemi si PD që i shpallim armiq. Dade e nderuar, por çdo gjë me moshën. PS nuk ka sot Fatos Nanon, por është shumë më e fortë. Arben Malajt i ndalohej me kodet e Bankës së Shqipërisë që të mbajë qëndrimet që mbajti. Këtu është PS këtu është dhe ai.