Punonjësit të Hipotekës i djegin makinën, e motra: Dyshoj te ish-bashkëshorti, do djalin

Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Makina rezulton të jetë në pronësi të Ermal Hoxhës punonjës i hipotekës në këtë qytet. Në lidhje me ngjarjen ka folur për mediat e motra e Ermal Hoxhës.

Zaimira Hoxha tregon se ka dëgjuar borien rreth orës 3 e 30 të mëngjesit dhe ka dal përjashta pasi ka kujtuar se i ka ndodhur diçka nënës. Sipas saj Ermali nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk ka abuzuar me detyrën.

Ajo ngre hipotezën se kjo mund të jetë një ngjarje e stisur ose një mesazh nëpërmjet të vëllait nga ish bashkëshorti i saj me të cilin ka një proces divorci pas disa ditësh.

"Ishte  ora rreth 3 e mëngjesit, dëgjova borien e makinës dhe dola jashtë të shihja se çfarë ndodhi. Dal përjashta dhe makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, nuk ishte flakë e madhe. Njoftova familjen dhe policinë.Vëllai im nuk ka konflikte Ermali punon në hipotekë ai nuk ka shkelur asnjëherë në kallo. Unë e deklaroj hapur kam një proces gjyqësor me ish bashkëshortin tim kam 6 vjet dhe gjyqin e kam në datën 9 shkurt. Unë si çështje e ngre këtë për ish bashkëshortin tim me qëllim për të marrë djalin. Ai nuk arriti të marrë fëmijën dhe arrin deri në këtë pikë që të tregojë se fëmija nuk mund të jetojë këtu se i cenohet jeta unë e hedh si dyshim. Unë në polici e bëra me dije" tha ajo

https://youtu.be/G9Q3R43GCw8