Thyen "arrestin shtëpiak" dhe rreh nënën, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ky i fundit përveç se ka shkelur masën e sigurisë "arrest shtëpie", ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij", shkruan Policia Vlorë në njoftimin e saj.

Ndërkohë, po në Vlorë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. J., 41 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.