Debati në Arena, Hitaj: Hera e parë që vendosen kushte. Hyseni: Matini fjalët, jemi më mirë se ishim!

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti i PS-së Alket Hyseni debatoi me gazetarin Arbër Hitaj lidhur me situatën politike në vend dhe lidhur me kushtet e BE-së.

Hyseni: Nuk është e vërtetë që Shqipëria po degradon.

Hitaj: Është hera e parë që një parlament i BE vendos kushte ndaj një shteti, nuk ka ndodhur asnjëherë. 15 kushte ka vendosur Gjermania.

Hyseni: Duke thënë që Shqipëria bën mbrapa është sharje. Matini fjalët. Ka probleme me korrupsionin të mëdha, por jemi më mirë se çfarë ishim.