"Më krenar se kurrë për rolin tim në anëtarësimin në NATO", Basha kokë më kokë me Kim në Presidencë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar një takim të shkëlqyer atë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

"Takim i shkëlqyer sot me Ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë sesionit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO".

Basha nënvizon se aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA-ve është jetike për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja.

Përgatitjet për një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë vendosën përballë në tryezën e Presidentit kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi u zhvillua pasditen e sotme, 3 shkurt, në selinë e Kreut të Shtetit me pjesëmarrjen e Ambasadores se Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, dhe dy drejtues të lartë të Forcave të Armatosura të SHBA-ve.

Në deklaratën për mediat u bë e ditur se qëllimi i diskutimit ishte koordinimi i masave paraprake për eventin e rëndësishëm ushtarak, ndërsa presidenti Ilir Meta shprehu mirënjohje ndaj SHBA për mbështetjen e pakursyer.