“Kina e di, se prodhoi pandeminë” Nard Ndoka: Kryeministri doli para avionit për një termus me vaksina

Nard Ndoka i ftuar në Ora News ka komentuar mbërritjen e vaksinave anticovid në vendin tonë, duke e cilësuar pritjen nga ana re Kryeminstrit Rama si demagogji.

Ndoka tha se vaksina ruse dhe ajo kineze janë efektive, ndërkohë që shtoi se Rama po tallet me procesin e vaksinimit.

Ndoka: Me pjesën e vaksinimit ky po tallet dhe po e përdor politikisht. Ka refuzuar vaksinën ruse, i është ofruar në mënyrë institucionale nga ambasada dhe Ministria e Jashtme. E ka refuzuar një kryeministër primitiv, një kryeministër ordiner në këtë sens. Refuzon një ndihmë që i jep një shtet që të tjerët po e kërkojnë. Është vaksina më efektive në treg, është më e lira, është vaksina më e përshtatshme dhe pa asnjëlloj problemi.

Apo edhe Kina, sepse në fund të fundit Kina e di se ata e prodhuan pandeminë dhe padiskutim që prodhojnë edhe vaksinën më efektive. Pra del një kryeministër pa turp në mënyrë demagogjike dhe pret përballë avionit një termus me vaksina.

Intervista në studio për gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.