Lajm i dhimbshëm! Sëmundja e rëndë i merr jetën mjekes 28 vjeçare në Durrës
Anisa Dedja, me profesion mjeke në Durrës ka humbur jetën në moshën 28 vjeçare.
Lajmi i kobshëm është bërë i ditur nga Urdhri i Mjekut në Durrës, ku bëhet me dije se mjekja vuante prej një sëmundje të rëndë.
28 vjeçarja përshkruhet si një mjeke e përkushtuar dhe mjaft pozitive, duke lënë pas trishtim e keqardhje.
Më poshtë postimi i plotë i Urdhrit të Mjekut në Durrës:
Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.
Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.
Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!
Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!
Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!
Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj