Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhur”, GJKKO dënon vëllain dhe motrën e ish-deputetit socialist
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për një tjetër fraksion të dosjes "339". Bëhet fjalë për atë pjesë të dosjes që lidhet me tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Për Xhevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, gjykata dha dënimin 6.8 vjet burg, ndërsa për të motrën Mimoza Ndoka 1.4 vjet dënim me kusht.
Për të njëjtën çështje, ish-deputeti është gjykuar nga Gjykata e Lezhës.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 300 mijë m2 katrorë tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.
Pasuritë janë të regjistruara në emër të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.
Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.
Kujtojmë që dy vëllezërit Ndoka dhe motra e tyre janë vënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Volvo 4”.
Dënimet për të tjerët
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3.6 vjet burg
Luigj Paloka 4.8 vjet dënim me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet dënim me kusht
Genc Zeneli 2 vjet dënim me kusht
Kol Lleshi 2 vjet dënim me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite dënim me kusht