Islami: E njoh Ramën nga afër, njeri mediokër, nuk i është zhvilluar intelekti, gazetarët ta braktisin
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Kastriot Islami u shpreh se e njeh Ramën mjaft mirë nga afër dhe sipas tij ai është një njeri mediokër për nga formimi.
Islami tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë që një vend kandidat të këtë kaq shumë kriminelë në parlament, ku 1/3 ishte e mazhorancës.
Islami: Unë e njoh Ramën mjaft mirë nga afër, ai është një njeri mediokër për nga formimi. Ka bërë matematikë vetëm në klasë të tretë dhe nuk i është zhvilluar intelekti. Ai di të luajë vetëm damë me shkumës dhe këtë lojë me para të pista, ai mendon se është shah. Rama nuk di çfarë të bëjë dhe për pushtetin e tij po bën gjithçka. Ndërkombëtarët nuk e kanë bërë korrupsionin, e ka bërë ky, ata vetëm po e nxjerrin. Tenderat i ka bërë ky, por ai thotë e kanë fajin ata, që po e bëjnë sterrë.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një vend kandidat të këtë kaq shumë kriminelë në parlament. Ishte pothuajse 1/3 e mazhorancës që ishte e tillë, me trafiqe dhe prostitucion. Dhe Rama filloi duke i shitur ata e disa duke i mbrojtur. Nuk bëhet shahu kështu, se nuk është shkathtësi për futur në parlament kriminelë, për larguar shqiptarët dhe për të bërë PPP. Evropianët kanë presionin e publikut të vet se si mund të futen në BE vende që kanë kaq shumë probleme.
Islami shtoi se në vendin tonë vjedhja e votës është bërë me paratë e drogës dhe oligarkëve, ose me kërcënimet e votuesve nga kriminelët dhe kjo përmendet në raportin e OSBE-së.
Islami: Ndërkohë, në vendin tonë vjedhja e votës është bërë me paratë e drogës dhe oligarkëve, ose me kërcënimet e votuesve nga kriminelët dhe kjo përmendet në raportin e OSBE-së. Ambasadorja amerikane ka kërkuar që të mos ketë në lista individë të korruptuar apo me rekorde kriminale. Ata presin që situata në Shqipëri të ndryshojë përmes zgjedhjeve. Rama ka luajtur lojën që gjoja e ka mbështet SHBA dhe BE, por tani që do të mbajë pushtetin thotë se nuk i pyet ata.
Ju mediat dhe gazetarët duhet ta abandoni Ramën. E di që nuk e keni ju në dorë, por shefat tuaj, por duhet ta bëni se ai luan me këtë. E mirë është ta abandonohej dhe të mos merreni me një sharlatan që bën konferenca shtypi të mbyllura dhe i shet si konferenca. Gazetarët nuk duhet të pranojnë të merren me të. Rama e ka mbyllur historinë e tij dhe duke qenë se është në vështirësi dhe mundohet të krijojë diversion.