BOOM - Rrugë pa trotuare në Tiranë, banorët: Rrezikojmë jetën tonë e të fëmijëve çdo ditë

Në qendër të emisionin investigativ BOOM në RTV ORA ishte mungesa e trotuareve në rrugët e Tiranës.

Bashkia e Tiranës propagandon se rrugët janë sipas standardeve evropiane, por realitet në terren shfaqet ndryshe.

Rruga “Ali Pashe Tepelena”

Banorët shprehen se nuk ka trotuare dhe thonë se e kanë të vështirë të kalojnë me fëmijët.

"Rrezik për këmbësoret se nuk ka trotuare. Nënat s'kanë ku të kalojnë me karrocë."

"Fëmijët i mësojnë në shkolle si duhet të jenë rrugët me standarde dhe kur na pyesin, nuk dimë t’i përgjigjemi pse janë kështu rrugët tona. Natën është me shumë rrezik."

Rruga “ Endri Keko”

Banorët e kësaj rruge pohojnë se kanë frikë të kalojnë me fëmijët e tyre për shkak të makina.

"Trotuari 30 cm dhe i zënë me pemë dhe shtylla. Këtu nuk kalojnë dot nënat me karrocë, por zbresin në rrugë mes makinave duke rrezikuar."

"Fëmijët i marrim me frikë kur kalojmë këtu, se të hedh makina tutje. Kryetari t’i rregulloje rrugët ashtu siç duhet, që të kalojnë njerëzit të qetë, jo sa për të thënë."

Rruga “Sadik Petrela”

Ndërsa në rrugën “Sadik Petrela” banorët ankohen se rruga është shumë e ngushtë dhe natën nuk kalohet se të marrin automjetet me vete.

"Një grua desh e shtypi makina para ca ditësh këtu.  Mirë që rruga është 2 kalimshe, po është dhe shumë  e ngushtë. Natën nuk kalohet këtu, se të merr makina me vete.

 "S'kalojnë dot njerëzit rehat këtu. As nënat me karrocë, as fëmijët s’i lë dot vetëm. Të paktën duam siguri në rrugë."