Letërporosia për shqiptarin që i hoqën zemrën, Ora News zbardh 10 kërkesat e prokurorisë së Tiranës për homologët spanjollë
Ora News zbardh letërporosinë që Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Barcelonë në kuadër të hetimit për skandalin e heqjes së zemrës së 33-vjeçarit shqiptar që u kthye i pa jetë në atdhe pa organin jetësor.
Pas nisjes së hetimeve në tetor 2020, prokurorët e çështjes në Tiranë u kërkojnë homologëve të tyre spanjollë që të nisin hetimet,duke kryer verifikime në spitalin ku ka qenë i shtruar, 33-vjeçari Saimir Sula.
Prokuroria e Tiranës, kërkon nga pala spanjolle, që të pyeten mjekët dhe infermierët, të cilët kanë dhënë mjekimin për Saimir Sulën ndërkohë që kërkohet edhe informacion se në çfarë rrethanash dhe arsyesh, është vendosur heqja e zemrës së 33-vjeçarit dhe më pas dorëzimi i trupit të pajetë dhe pa zemër, tek familjarët.
Një tjetër kërkesë e prokurorisë shqiptare për palën spanjolle është edhe kryerja e verifikimeve për të mësuar se ku është çuar zemra e Saimir Sula, është mbajtur në laborator mjekësor apo i është nënshtruar një transplanti të mundshëm tek persona të tjerë.
Prokuroria Shqiptare kërkon të administrohet zyrtarisht dhe një kopje të kartelës mjekësore, megjithëse disa nga dokumentat e saj janë siguruar nëpërmjet familjarëve të viktimës, Saimir Sula.
Për hetuesit shqiptarë është me rëndësi të verifikohet edhe nëse 33-vjeçari Shqiptar ka marë ose jo trajtim mjekësor në ndonjë klinikë tjetër, përveç spitalit ku ka ndëruar jetë.
Skandali i heqjes së zemrës së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, është zbuluar rastësisht nga familjarët e viktimës në Tiranë, të cilët pasi zbuluan trupin, konstatuan se djali i tyre kishte një të çarë në zemër.
Ky dyshim u mbështet dhe nga mjekësia ligjore, e cila i tha prokurorisë së Tiranës se Shqiptarit që kishte mbëritur i pajetë nga Spanja, i mungonte zemra.
“Ora News”, publikoi e para lajmin për skandalin e heqjes së zemrës së një shqiptari në Spanjë, ndërkohë hetimet për këtë ngjarje vijojnë nga prokuroria e Tiranës.
Deri në këtë fazë ka marë në pyetje motrën e viktimës Sula, shtetasen M.Sula dhe disa persona të tjerë. Saimir Sula, vitin e kaluar ishte shtruar për një periudhë 3 mujore, në një spital në Barcelonë, pasi vuante nga një infeksion për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.
10 kërkesat e parashtruara nga Prokuroria e Tiranës për autoritetet spanjolle
1.Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/perfundimtar i bere nga Autoritetet Spanjolle, per te ndjerin Saimir Sula, ne te cilin eshte pasqyruar shkaku i vdekjes se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.
2. Te verifikohet dhe te administrohen dokumenta spitalore, duke filluar nga data 08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e shtrimit/ hospitalizimit te ketij pacineti?
3. Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula, referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.
4. Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e parqitjes ne urgjensen e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula, diagnozen e shtrimit dhe mjekimin e marre etj, si dhe cdo te dhene tjeter ne lidhje me pacientin Saimir Sula.
5.Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).
6. Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre prane Spitalit Sant Pau, ne Barcelone, Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete pacient.
7.Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.
8. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?
9. Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle, kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?
10. Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi.