E rëndë në Lezhë, vetëvritet me armë zjarri 49 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2021, 17:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Torovicë të Lezhës.
Një 49 vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar viktimën të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
“Më datë 03.02.2021,rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij,në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi T.M.,49 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.