Qeveria indiane reagon pas postimit të Rihannës për fermerët: Mbështetja e papërgjegjshme
India ka akuzuar disa njerëz të famshëm për "sensacionalizëm", pas Twitter nga ylli i popit Rihanna, në mbështetje fermerëve që protestojnë prej disa ditësh kundër reformës në bujqësi.
Deklarata e këngëtares tërhoqi edhe personazhe të tjerë si aktivistja për klimën adoleshentja Greta Thunberg dhe mbesa e nënkryetarit të SHBA Meena Harris gjithashtu postuan në Twitter mbështetje për fermerët. Tweet-et e tyre të shpërndara gjerësisht u bënë virale, duke marrë mijëra përgjigje.
Në një deklaratë për mediat, ministria e punëve të Jashtme të Indisë tha se parlamenti kishte kaluar "legjislacionin reformist në lidhje me sektorin e bujqësisë."
Por kanë hasur në kundërshtimin e fermerëve në kufijtë e Delhit kundër ligjeve të reja të fermave.
"Tundimi i hashtagëve dhe komenteve të bujshme të mediave sociale, veçanërisht kur drejtohen nga të famshëm dhe të tjerë, nuk është as i saktë dhe as i përgjegjshëm," -shtoi ai.
Teksa fermërët protestonin, Rihana shkroinë llogarinë e saj me 101 milion ndjekës “Përse nuk po flasim për këtë”, me hashtagun fermerët në Indi protesta.
Twitteri i saj lidhej me një lajm për bllokimin e internetit në vendet ku protestohej.
Javën e kaluar protesta e fermerëve, përfundoi në përplasje të dhunshme, me disa të vdekur dhe dhjetëra policë të plagosur.