Tërhiqet Bezos i firmës Amazon!
Themeluesi i Amazon Jeff Bezos nuk do të jetë më shefi ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që krijoi gati 30 vjet më parë. Ai do të bëhet kryetar ekzekutiv, një vendim për të cilini thekson se do t'i japë "kohë dhe energji" për t'u përqëndruar në sipërmarrje të tjera.
"Të jesh CEO i Amazon është një përgjegjësi e thellë dhe është konsumuese. Kur ke një punë të tillë, është e vështirë të kesh vëmendje për të tjera sipërmarrje," tha Bezos në një letër drejtuar stafit të “Amazon”.
"Si Kryetar i Ekzekutivit unë do të qëndroj i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon, por gjithashtu do të kem kohën dhe energjinë e nevojshme për t'u përqëndruar në Fondin Dita 1, Fondin e Tokës Bezos, Blue Origin, Washington Post dhe pasionet e mia" përmbyllet letra e tij."
Miliarderi Bezos, i cili është një ndër njerëzit më të pasur në botë, do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili aktualisht drejton biznesin e informatikës në Amazon. Ndryshimi do të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2021, tha kompania.
57-vjeçari ka udhëhequr Amazon që nga fillimi i saj si një dyqan librash në internet në 1994. Firma tani punëson 1.3 milion njerëz në të gjithë botën ndwrsa sipërmarrësi ka grumbulluar një pasuri prej 196.2 miliardë dollarësh, sipas listës së miliarderëve të Forbes.