Moti i keq, makina humb kontrollin dhe përfundon në liqen
Për shkak të motit të keq dhe ngricave një aksident ka ndodhur në në shtetin Konektikat në Long Island.
Një automjet me dy persona brendak ishte përfunduar në liqen dhe për ti shpëtuar ata u është dashur zjarrfikësve të futen në akull.
Në pamjet e publikuara më poshtë që janë filmuar në afërsi të qytetit Stamford, shihen zjarrfikësit ku përmes shkallëve elektrike shpëtojnë dy personat që kishin ngecur brenda kamionit që “zhytej” në ujë, transmeton Telegrafi.
“Erërat e forta, bora dhe akulli lëviznin veturën dhe e mbushnin akoma me ujë”- ka thënë Matt Palmer, zëvendëskomandanat i zjarrfikësve në Stamford.
Bora që kishte arritur trashësinë prej mbi 60 centimetra që kishte rënë nga e hëna në verilindje të SHBA-ve, ia ka marrë jetën tre personave dhe ka paralizuar pothuajse tërë trafikun