Dikush po pasurohet, Pfizer pret të fitojë 15 mld dollarë nga shitja e vaksinës anti-Covid

Gjiganti farmaceutik Pfizer, ka thënë se pret 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinës për koronavirusin këtë vit.

Pfizer ka krijuar vaksinën kundër këtij virusi bashkë me kompaninë gjermane, BioNTech.

Kjo ka qenë një prej vaksinave të para që janë miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Shitjet e këtyre vaksina përbëjnë çerekun e shitjeve që janë parashikuar për këtë vit.

Shumë shtete në gjithë botën janë duke tentuar të vaksinojnë sa më shpejt qytetarët e vet, me qëllim shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Pfizer është duke tentuar të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit më 2021.

Në çerekun e katërt të vitit të kaluar, Pfizer ka shitur vaksina kundër këtij virusi në vlerë të 154 milionë dollarëve.

Analistët presin që Pfizer dhe rivalja tjetër amerikane, Moderna, të fitojnë miliarda dollarë këtë vit.