Zjarri "pushton" qytetin, qindra banorë evakuohen
Një zjarr masiv ka përfshirë qytetin Perth në Australi, mbrëmjen e së hënës, teksa dhjetra banorë u detyruan të linin shtëpitë e tyre.
Mediat australiane njoftojnë se deri më tani janë shkatërruar rreth 56 shtëpi. "Zjarri aktualisht përfshin një zonë prej 7,000 hektarësh," tha për mediet kreu i zjarrfikësve vendorë.
Sipas autoriteteve, madhësia e zjarrit u dyfishua në madhësi brenda natës, ndërsa ndodhnin shpërthime të forta prej sendeve ndëpër shtëpi që ndeznin edhe më tej flakët.
"Erërat e forta janë një problem i madh që po i pengojnë forcat të futen më në brendësi të zonës dhe të përmbajmë fuqinë e zjarrit për ta vendosur atë nën kontroll," tha kreu i urgjencave të zonës.
Qindra banorë të zonës janë detyruar të strehohen pranë qendrave të evakuimit.
"Tani për tani, Australia po lufton me dy lloje të ndryshme urgjencash, një emergjencë e rrezikshme prej zjarrit masiv dhe një emergjencë tjetër prej mbylljes prej COVID-19-ës," u tha gazetarëve Kryeministri i Australisë Perëndimore Mark McGoëan.
Më herët në 2020 Australia u përfshi nga një valë tjetër masive zjarresh që solli humbje jetësh njerëzore dhe të kafshëve, pa lënë jashtë edhe dëmet e mëdha ekonomike.