Përmbyset autobuzi, humbin jetën 14 pasagjerë

Të paktën 14 pasagjerë e kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur kur një autobus u përmbys në një autostradë në jug të Pakistanit.

Në mesin e viktimave dhe të lënduarve ka fëmijë dhe gra. Aksidenti ndodhi në qytetin Uthal në provincën Sindh.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë.

Autobusi, i cili udhëtonte nga provinca Baluchistan drejt qytetit Karaçit është dëmtuar rëndë ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitalin më të afërt.

Aksidentet e trafikut me epilog fatal ndodhin në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore si dhe për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.​​​​​​​