Shembet një pjesë e bregut të njohur të Amalfit
Një masiv i madh shkëmbor është shkëputur në bregun e njohur italian Amalfi.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:36 të mëngjesit, kur zhurma tronditi të gjithë qytetin.
Gjithçka u filmua nga banorët, kur një masiv me gurë të mëdhenj dhe u shkëput nga maja e Vagliendolas në një lartësi prej 12 metrash.
Dëmet materiale janë shumë të mëdha, ndërkohë që arteria kryesore lidhëse e bregut të Amalfit është ndarë më dysh duke mbyllur qarkullimin e mjeteve.
Nuk dihet ende nëse ka viktima apo njerëz të bllokuar nën masivin e shembur.
Muri i vjetër mbajtës i rrugës ka pësuar dëme të konsiderueshme, duke rrezikuar seriozisht edhe shtëpitë e lashta pranë humnerës.


Un video della frana di #Amalfi (l'ho ricevuto da un amico via whatsapp). pic.twitter.com/v3B7dloCcU
— Giovanni Gugg (@gioggsan) February 2, 2021