Shuhet në moshën 100-vjeçare heroi i luftës me Covid-19 në Britaninë e Madhe
Humb jetën simboli i luftës anti-Covid në Britaninë e Madhe. Sir Thomas Moore, kapiteni I Luftës së Dytë Botërore, u shtrua të djelën në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen pasi vuante edhe nga pneumonia, ndërsa pak orë më parë u nda nga jeta.
Sir Thomas Moore u bë i njohur në të gjithë botën pasi në prill të 2020-ës, pak përpara se të mbushte 100 vjeç, filloi një fushatë të veçantë sensibilizuese për të ndihmuar mjekësinë britanike gjatë valës së parë të pandemisë duke ecur 100 hapa në kopshtin e tij deri ditën që do mbushte 100 vjeç, me endrrën dhe shpresën se do grumbullonte vetëm 1000 sterlina.
Por shumë shpejt ai arriti shifrën fenomenale të 33 milionë sterlinave dhe u shndërrua në një hero kombëtar në një periudhë të errët dhe shumë të vështirë..
Në muajin dhjetor falë kompanisë ajrore britanike, British Airways, ai familjarisht falas pushoi në ishullin Barbados në Karaibe dhe filloj të ketë shqetësime shëndetësore vetëm javët e fundit.
Pavarësisht karrierës së tij impresionuese ushtrake në ushtrinë britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në Birmani apo Japoni, në vitet e fundit të jetës së tij ai u shndërrua një emër që e njihte thuajse çdo britanik e më gjerë.
Në korrik ai u nderua me titull kalorsiak edhe nga Mbretëresha e Anglisë.
Për vdekjen e tij ka patur shumë reagime, përfshirë këtu edhe familjen mbretërore britanike dhe kryeministrin Boris Johnson.