Vrasja e 27-vjeçarit, lirohet shqiptari që dyshohet se nxiti shokun e tij ta qëllojë

Shqiptari i arrestuar nga policia greke me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e Mario Metajt është liruar nga akuzat.

31-vjeçari doli sot përpara gjykatës në Patra, ndërsa gjykata e liroi nga akuzat për përfshirje në ekzekutimin e 27-vjeçarit.

Siç raportojnë mediat greke, avokati i tij deklaroi se 31-vjeçari, shok i autorit të vrasjes ishte rrahur nga viktima dhe vëllai i tij, të cilët sipas Christos Tsolkas, e kishin goditur 15 herë me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas medieve greke, avokati arriti që të provonte që gjaku në kaçavidë ishte i 31-vjeçarit duke e liruar kështu nga akuza për përfshirje në vrasje.

Megjithatë, shqiptari nuk ka pranuar që të thotë asnjë fjalë në gjykatë për shokun e tij, të cilin e nxiti të vriste Metajn.

Autori i vrasjes së bashkëkombësit të tij në Patra, dyshohet sipas autoriteteve greke, se është arratisur në Shqipëri.

Lexo edhe:

Bashkëpunoi në vrasjen e Mario Metajt në Patra, arrestohet shqiptari

U vra me një plumb pas koke, ky është i riu shqiptar që iu bë atentat në Greqi