Tenderat korruptivë, Koordinatori i LSI-së: Do ketë hetime e përgjegjësi penale

Kur jemi pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, blloku opozitar, më konkretisht Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë shpalosur programet e tyre qeverisëse.

Basha dhe Kryemadhi kanë premtuar se nëse do të vijnë në pushtet do të anulojnë një sërë tenderash publike, të cilat sipas tyre kanë përmbajtje korruptive.

Në këtë tematikë u ndal koordinatori i LSI-së Besnik Jakaj.

Besnik Jakaj: Zoti Basha dhe Kryemadhi e kanë artikuluar qartë para qytetarëve shqiptarë, që do të bëhen të gjitha hetimet dhe do të bëhen anulimet e këtyre koncesioneve dhe do të mbahet përgjegjësi penale për personat përgjegjës dhe kompanitë përgjegjëse në këtë sektor. 

Kjo gjë është e mundur, sepse janë tendera korruptivë. Janë të vërtetuara. Zoti Basha e ka artikuluar që kur janë filluar këto tendera për t'u bërë.

Matilda Micini: Për t'u anuluar këto tendera ka një kosto financiare. Kosto financiare që vjen si rrjedhojë e taksave të qytetarëve do të rëndohen.

Besnik Jakaj: Unë nuk jam jurist dhe nuk kam ndonjë dëshirë të madhe të futem në profesionin e dikujt tjetwr, por kam aq kulturë administrative për të kuptuar një gjë: Janë tendera abuzivë dhe nuk mund të fitohen me gjyqe, si modeli rastit të Agon Channel po themi që ka ndodhur me kryeministrin Rama, sepse janë vërtetuar.

Duke filluar që nga 'Check Up',  nga dy koncesione të tjera të laboratorëve dhe sterilizimit në sistemin shëndetësor. E para nuk ka qenë e nevojshme dhe nuk ka një feedback për publikun.

Janë bërë duke u shkelur ligjet shqiptare për koncesionet dhe për privatizimet dhe nuk ka asnjëlloj risku për të paguar qytetarët shqiptarë, asnjë kosto për anulimin e këtyre koncesioneve.

Madje ata që kanë firmosur dhe kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë krim, duke ndarë lekë me qeverinë nën mantelin e biznesit pa i sjellë asnjë të mirë shërbimit publik", tha Jakaj.