"Hera e fundit": Sekuestrohen doza heroine gati për shitje në Durrës

Finalizohet operacioni i koduar "Last Time", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave të forta.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Qindra doza me  lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e lëndës narkotike janw sekuestruar sot nw Durrws.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.

Operacioni u kodua  "Last Time" dhe në pranga r

 F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

"Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i'u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D.,  policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr.  fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" informon policia.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.