Me përmbajtje +18, Maqedonia e Veriut bllokon "Telegram"
Maqedonia e Veriut mbyll një aplikacion online, i cili mbarte përmbajte foto abuzuese me femra dhe minorenë.
Deri tani, policia e vendit fqinj ka ndaluar dy persona, të dyshuar si njerëzit që fshihen pas këtij aplikacioni.
Në polici kanë deklaruar se pas ndalimit të dy personave që kanë menaxhuar grupin në fjalë, do të vijojnë hetimet dhe kallëzimet penale për të zbuluar persona të tjerë eventualë, që mund të jenë të përfshirë në këtë skandal.
Sipas ligjeve në Maqedoninë e Veriut, prodhimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve pornografike e personave të mitur, paraqet vepër penale për çka parashihen 5 deri në 8 vjet burgim.
Ekspertët e komunikimeve elektronike konsiderojnë se është me rëndësi të bëhet lokalizimi i përgjegjësisë, përkatësisht të gjithë akterëve që kanë kryer këtë vepër penale, në mënyrë që ata të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
Bojan Kardallov, specialist për marrëdhënie me publikun dhe komunikim në mediat sociale, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë ata të cilët kanë publikuar çfarëdo lloj fotografie, e cila është adresuar në komunikimin privat, paraqet vepër penale dhe për këtë ata duhet të përgjigjen.
“Si e para dhe ajo më thelbësorja në këtë rast është se zgjidhjen duhet kërkuar te ligjet. Pra, duhet të veprojnë organet përkatëse në raport me ligjet duke e alokuar përgjegjësinë te të gjithë ata që kanë abuzuar me fotografitë e minorenëve”, shprehet ai.
“Madje problematik është dhe fakti se qytetarët nuk janë të informuar se si duhet vepruar kur shkelen e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale”, thotë Bojan Kardallov.
Më herët, kryeministri Zoran Zaev njoftoi bllokimin e aplikacionit “Telegram”, ndërsa rasti ka shkaktuar edhe përplasje politike. Opozita akuzon se riaktivizimi i “Javna Soba” tregon paaftësinë e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Ndërsa presidenti Stevo Pendarovski ka kërkuar përgjegjësi për rastin.