Kosova ul testimet, bie numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19
Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.
Siç raportojnë autoritetet shëndetësore në Prishtinë, tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 316 raste të reja pozitive. Ndërsa janë kryer 1652 testime.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 195 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i tyre arrin në 51.713.
Nga nisja e pandemisë, Kosova numëron 6109 raste aktive, ndërsa 1482 qytetarë kanë humbur jetën.