"Më tha jam sëmurë, më jep pak ujë" Çifti i të rinjve dhunon të moshuarën për ta grabitur, por dalin duarbosh
Dy adoleshentë në Lushnje kanë rënë në prangat e policisë për dhunimin e një të moshuare me qëllim vjedhjen e banesës së saj.
Të arrestuarit janë Julian Kiptiu, 18-vjeç dhe Kristina Beqiri, 16-vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 28 janar, në lagjen "18 Tetori".
Dy të rinjtë kanë hyrë në banesën e shtetases Lumturi Zela, 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese.

64-vjeçarja Lime Zela, u mundua ti vijë në ndihmë dy adoleshentëve në lagjen "18 tetori" në Lushnje, por u përball me dhunë dhe tentativën për grabitjen e shtëpisë.
"Erdhi me kërkoj ujë, jam sëmurë tha mundësisht një gotë ujë posi thashë unë se jemi njerëz i dhashë ujin piu, veç kur nxori nga xhepi sprajtin ma dha gotën mua dhe ma bëri në fytyrë"
Pasi i ka hedhur spraj lotsjellës në sy, 16-vjeçarja e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbyllur në një dhomë, ku e moshuara ka humbur ndjenjat.
"Më tërhoqi zvarrë më çoi te dhoma më çoi më kyçi e mbylli derën vajti lart mbylle gojën moj më tha do të vras do të ther do të bie tani njerëzit e mi tha duke sulmuar kap ajo mua e kapa unë për lesh koke atë ajo mua."
Ndërsa një fqinj i saj shprehet se e kishte parë vajzën te dera, por kishte menduar se ishte mbesa e saj.
"Unë e pashë të dera që ishte dhe thashë është goca ika, u largova. Bam- bam derës ika u largova thashë është goca e vet dhe i është prish brava se nuk e linim atë mut ashtu. Unë këtu rri gjithë ditën kur erdha pastaj nga karroca me bar çoj barin te lopa, shikoj unë policia. Thashë ça ka ndodhur, po shyqyr Zotit se ka gjetur gjë".
Pas largimit të 16-vjeçares, e moshuara ka thyer xhamin e dhomës dhe ka dalë duke lajmëruar policinë, e cila ka mundur të identifikojë të miturën që kreu sulmin, por po ashtu ka konstatuar se ajo bashkëpunonte me një 18 vjeçar.
Më pas ata kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.