Vendimi për sekuestro pasurie, Adriatik Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë

Vendimi për sekuestro pasurie, Adriatik Llalla rekurs në Gjykatën

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Rekursi i Llallës ka si qëllim për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Më 11 janar, Gjykata e Posaçme e Apelit i riktheu masën e sekuestros së pasurive të ish-prokurorit.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

Lexo edhe: Gjykata rivendos në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës

Vendi Lajme gjykata e larte adriatik llalla Aktualitet sekuestrim pasurish

EMISIONET