Burimi: Ndragheta burimin më të madh e ka nga kokaina, 50 mld euro në vit, Bullgaria djepi në Ballkan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 22:35
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se Ndragheta burimin e saj më të madh e ka nga kokainë, diku te 50 mld euro në vit.
Burimi: Ndragheta burimin e saj më të madh e ka nga kokaina, diku te 50 mld euro në vit. Kjo kokainë vjen nga Kolumbia në Evropë. Ndërsa në lindje është Bullgaria vendi kryesor i Ndraghetës. Kjo dihet sepse u fuqizua qysh në komunizëm. Bullgaria është djepi i Ndraghetës në Ballkan.
Në prill janë zgjedhjet dhe çfarë do të bëjë opozita nëse do të fitojë që të veprojë Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo qeveri nuk bën gjë se ka 8 vite. Nuk ka drejtësi në këtë vend.