Plagosi ish-bashkëshorten italiane, prangoset 32-vjeçari në Kavajë, procedohen penalisht miqtë e gruas

Policia e Kavajës ka vënë në pranga 35-vjeçarin, Kastriot Dema, i cili një ditë më parë theu masën e sigurisë së arrestit shtëpiak dhe plagosi me thikë ish-bashkëshorten e tij italiane,  Charlote.

Ngjarja ndodhi në resortin e tyre.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes".

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin Kastriot Dema, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale "Plagosje e lehtë në bashkëpunim" në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë.

35 vjeçari Dema ishte banor i fshatit Ballaj dhe prej vitesh ishte i martuar me Charlote, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Ata zotëronin një resort në zonë, në të cilin ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë pas një konflikti për zhurmën.

Ora News ka arritur të sigurojë edhe foto të çiftit, ku duket Kastrioti,por edhe Charlote në një panoramë familjare.

LEXO EDHE

Plagosi bashkëshorten me thikë në resortin e tyre, Ora News siguron foto të çiftit në Kavajë