BOOM - Pas aksidentit 66-vjeçari përfundon në intubim, ekspertiza nxjerr fajtor shoferin, gjykata e lë të lirë
Emisioni BOOM ka publikuar momentin e një aksidenti të ndodhur në Durrës në datën 14 dhjetor 2020, kur drejtuesi i një mjeti që po ecte indietro ka përplasur shtetasin Menduh Koçi.
Familja e zotit Koçi erdhi në redaksinë e BOOM për të bërë denoncimin.
Vajza: Babai ka qenë tek ai lokal se ne jetojmë këtu. Piu kafen, mori biçikletën dhe pastaj vjen një makinë e zezë dhe e mori 30 metra. Policia ka ardhur pas 30 minutash. Mjekët më kanë thënë që babai është në gjendje të rëndë."
Në seancën e pare gjyqësore prokurori Arben Sharra i ka kërkuar Gjykatës kohë për të bërë të mundur administrimin e akteve të ekspertimit mjeko-ligjore dhe autoteknik.
Akti i ekspertimit Autoteknik shprehte se në këtë rast fajtor është drejtuesi i mjetit.
Edhe pse ky akt ekspertimi ka qenë gati 4 ditë para seancës gjyqësore prokurori nuk e ka është paraqitur në gjykatë.
Vajza: Prokurori ka kërkuar 30 ditë burg, ndërsa gjykatësja i ka dhënë 10 ditë. Pastaj është lënë në arrest shtëpie. Ne kemi dyshime se avokati nuk e ka mbrojtur çështjen e babait. ajo na ka thënë se nuk ka dosje, po si ka mundësi kur ne i kemi dhënë prokurorën?!
Më pas gjyqtarja e çështjes ka vendosur lirimin e menjëhershëm të drejtuesit të mjetit dhe caktimin e masës se sigurimit ‘Arrest në shtëpi.
Avokatja: Ai duhet të na jepte dosjen, por s'ma kanë dhënë. Ata duan të heqin qafen. Avokati nuk shkon 50 herë aty. Kanë të drejtë mos të ta japin dosjen. Shkojmë pyesim a e kanë bërë dosjen.
Avokatja e çështjes pas takimit që bëri me Prokurorin shprehet se ai është i përlyer në këtë çështje.
Prokurori: Çdo procedim do kohën e vet dhe kjo do 15 ditë. Unë jam zbatues i ligjit. Avokatja nuk eka marrë dosjen, e ka bërë kërkesën.
Avokatja: Ai është përlyer, ka përfituar.
Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e 66-vjeçarit Menduh Koçi është shumë e rëndë dhe paraqet rrezik për jetën.
Edhe pse mjekët shprehen se 66-vjeçari është i intubuar dhe në rrezik për jetën ka dyshime të arsyeshme se po tentohet që të manipulohen faktet sepse në përshkrimin e gjendjes së tij shëndetësore thuhet se ai është jashtë rrezikut për jetën.