Mjeti me dy persona del nga rruga në Pyllin e Sodës dhe shpërthen në flakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2021, 17:42
Një automjet i llojit "Opel Corsa" ka dalë nga rruga ndërsa po lëvizte në pyllin e Sodës në Vlorë.
Mësohet se në automjet po udhëtonin dy persona të cilët, të cilët dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur.
Pasi ka dalë nga rruga, mjeti ka shpërthyer në flakë, duke u djegur pjesërisht. Fatmirësisht dy personat kanë dalë pa lëndime.
Në vengjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë shuarjen e zjarrit në mjet.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.