"Shqipëria me incidentë të lartë të Covid-19"/ Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës gjermane në Tiranë
Qeveria federale Gjermane e rendit Shqipërinë në mesin e 25 vendeve me incidencë të lartë të koronavirusit ndaj ata që do të udhëtojnë drejt këtij shteti prej datës 24 janar duhet të provojnë përmes testit se nuk janë të prekur me Covid-19.
Prej të dielës së 24 janarit ata që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të provojnë përmes testit se nuk janë të infektuar me koronavirus.
Vendimi është njoftuar të premten nga Ambasada Gjermane në Tiranë e cila thotë se qeveria federale e rendit Shqipërinë mes 25 vendeve me incidencë të lartë të Covid-19.
"Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve".
Ambasada sqaron se testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani.
"Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani".
Sakaq ata persona që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë prej datës 24 janar detyrohen të qëndrojnë në karantinë në këtë shtet për 10 ditë. Të gjitha këto masa synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në Gjermani, aty ku mjekët kanë parashikuar përkeqësim të situatës.
Ndërkohë në Shqipëri ditën e premte bilancet nga koronavirusi u rënduan. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 739 persona të infektuar me Covid-19 dhe 7 humbje jete.
Tirana vijon të mbetet vatra më e nxehtë e përhapjes së Covid-19 me 251 raste ditore e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora me 39 dhe 35 të prekur.
Njoftimi i ambasadës gjermane në Tiranë:
E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani
Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.
Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.
Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:
- Hyrje vetëm me testim negative
- 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani