Në rrethana të panjohura/ 9-vjeçari bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2021, 17:25
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Fierzë të bashkisë Belsh.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi, një fëmijë rreth 9 vjeç ka rënë nga një lartësi duke marrë dëmtime të shumta në trup.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ku paraprakisht bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia e Elbasanit ende nuk ka dalë me një njoftim për ngjarjen.

